Sport

Qenka puna pisk! Motra e Icardit i nxjerr ‘të palarat’ Wanda Narës, por ajo merr vendimin drastik!

Qenka puna pisk! Motra e Icardit i nxjerr ‘të palarat’ Wanda Narës, por ajo merr vendimin drastik!

Për herë të parë në televizion, Ivana Icardi, motra e Mauros, sulmuesi dhe kapiteni i Inter, ka folur për prishjen e marrëdhënies me vëllanë e saj në vitet e fundit. Për faj të kujt? Sipas Ivanas, që ka dalë e dyta në emisionin “Big Brother” të Argjentinës, arsyeja është Wanda Nara, e cila nuk e ka pëlqyer asnjëherë kunatën.

“Kam patur gjithmonë marrëdhënie të mira me të dashurat e Mauros, por me Wandan është ndryshe”. Bashkëshortja-menaxhere e yllit të Inter ka akuzuar kunatën, se ka kërkuar gjithmonë para nga burri i saj: “Ka thënë se i bëja shantazh Mauros, se i kërkoja para për të blerë shtëpi dhe për të ribërë gjoksin dhe në këmbim nuk do të kisha marrë pjesë te Biag Brother në Argjentinë. Nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Ivana në emisionin “Domenica Live”.

Më pas ka ardhur edhe një lutje për Mauron: “Dua të shikoj përsëri nipërit e mia, dua të jem pjesë e jetës tuaj, je gjëja më e rëndësishme për mua”. Dhe ndërkohë që të gjithë po flasin për të, Wanda ka bllokuar komentet në Instagram.

Ka pak mundësi që Mauro ta ketë ndjekur motrën e tij, duke parë se është në Argjentinë, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Wandan. Rastësisht, pak minuta pas fjalëve të Ivanas, në profilin e saj në Instagram është postuar përsëri dedikimi i artistes personale kozmetike të Naras, që i ka shkruar: “Vetëm ata që të njohin e dinë sa njeri i mrekullueshëm je. Jam krenar që të kam shoqe”. Mund të jetë kjo kundërpërgjigja për Ivanan.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top