Lajme

Pas arrestimit të reperit Stresit, vjen edhe reagimi nga Babai -Sali Lushaj , ja çfarë thotë

Pas arrestimit të reperit Stresit, vjen edhe reagimi nga Babai -Sali Lushaj , ja çfarë thotë.

Sali Lushaj, babai i Arkimed Lushajt, i njohur nga publiku si Stresi, ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të djalit të tij dy ditë më parë.

Në një postim në facebook, Lushaj shkruan se çdo gjë është e sajuar dhe e përgatitur nga mllefi dhe tërbimi  pas padisë që ai kishte bërë në gjykatë ndaj Taulant Ballës.

“Si mund të quhet grup i maddh kriminal kur nuk është arrestuar askush tjetër. Kjo është shpifje e fëlliqur” – shkruan Sali Lushaj.

Ja postimi i plotë 

Pershendetje Miq !Besoi po shikoni e ndigjoni ca perralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Cdo gje e sajuar . cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.Aspak e vertete se qenka grup kriminal .Nje shpifje e felliqur. Askush nuke eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnne tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT .KURRE SDO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME.VETEM DUA TI THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE. KENGA QE KE KENDUAR MOS U DOREZO KJO ESHTE .TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE SMU NDAVE NGA BINDJET E MIA POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE . DhE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top