Lajme

Lajmi fundit: Vrasje në Prishtinë, pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin

Lajmi fundit: Vrasje në Prishtinë, pronari i shtëpisë qëllon me armë hajnin

(I plotësuar) 22:17 – Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë për Indeksonlinse se një person është shoqëruar në Stacion të Policisë në Prishtinë për tu intervistuar në lidhje me ngjarjen.

22:10- Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe autoambulancaa. Policia ka siguruar zonën ku ka ndodhur vrasja ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.

22:02-  Një person është vrarë sonte rreth orës 21:00 në Veternik të Prishtinës.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me hetimin e rastit.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top