Sport

‘Dridhet’ Shqipëria, ja grupi i ‘ferrit’ që mund të bjerë në shortin e Europianit

‘Dridhet’ Shqipëria, ja grupi i ‘ferrit’ që mund të bjerë në shortin e Europianit

Më 2 dhjetor në mesditë në Dublin do të hidhet shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Vazot e UEFA-s janë zbardhur, por ato do të plotësohen në vazhdim, duke qenë se gjithçka varet nga katër fitueset e Ligave respektive që do të dhurojë Liga e Kombeve.

Shqipëria, e cila është e vendosur në vazon e katërt, do të mund të përballet me të gjitha rivalet e maundshme, që i garanton ndarja e vazove (pra edhe skuadra të mëdha si Italia, Gjermania, Portugalia, Spanja, Franca etj).

Rregullorja nënvizon gjithashtu se ekipet që kanë zbritur një kategori më poshtë në Ligën e Kombeve, si për shembull Gjermania, humbin “kategori” vazoje në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor, ndaj duke parë se Franca ndodhet në vazon e parë, nuk përjashtohet që në eliminatoret e ardhshme të ketë një përballje Francë-Gjermani në një prej grupeve e “ferrit”.

Shorti më i vështirë për Shqipërinë mund të jetë grupi i “ferrit”:

1-Francë

2-Gjermani

3-Turqi

4-Shqipëri

5-Kosovë

6-Lihtenshtajn

Këto janë vazot para shortit:

Vazoja e parë: Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top