Sport

Cristiano Ronaldo me rekord të ri: Bëhet lojtari i parë që i shënon 400 gola në 5 ligat evropiane

Cristiano Ronaldo me rekord të ri: Bëhet lojtari i parë që i shënon 400 gola në 5 ligat evropiane.

Një tjetër rekord i jashtëzakonshëm u arrit nga Cristiano Ronaldo të shtunën, falë golit të hershëm që të portugezit që ia dha epërsinë Juventusit ndaj Genoas.

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë që i shënon400 gola në pesë ligat kryesore evropiane, pasi shënoi golin e vetëm të Juventusit në barazimin 1-1 ndaj Genoas të shtunën në “Allainz Stadium”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Ronaldo ka shënuar gola me Manchester Unitedin dhe Real Madridin, para se t’i bashkohej Juventusit në verë, ku është dukee e vazhduar formën e mirë.

Goli i sotëm ishte i pesti për Ronaldon në nëntë paraqitje në Serie A për Juven. /Express/

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top