Sport

Babai i Khabib Nurmagomedov tregon madhështinë e tij: Kjo është oferta që ka bërë për Conor McGregor

Babai i Khabib Nurmagomedov tregon madhështinë e tij: Kjo është oferta që ka bërë për Conor McGregor.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomedovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Conor McGregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan, duke e ripërsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ai ia kishte bërë atij dhe birit të tij para meçit “UFC 229”.

McGregori kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para takimit të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame.

Kampioni i peshave të lehta Khabibi e shkatërroiMcGregorin duke e detyruar ta dorëzonte ndeshjen në rundin e katërt, para se t’i sulmonte egërsisht anëtarët e ekipit të tij jashtë kafazit pas meçit.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë takim për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal McGregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në tureneun Sambo në Dagestan në dhjetor.

“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë [aktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së] Oleg Taktarov dhe McGregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa është në makinë.

“Kam thënë se e kam falur atë [për të gjitha fyerjet], është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai.

Click to comment

Më të lexuarat

REKLAMA JUAJ KËTU!
To Top